Autoriteti Portual i Durresit: Kemi marre te gjitha masat per koronovirusin, udhetaret te na...

Aktualitet
Autoriteti Portual i Durresit: Kemi marre te gjitha masat per koronovirusin,

Në një kohë kur Kina po përballët me virusin e rrezikshëm koronavirus, ku raste të tilla janë përhapur në SHBA por dhe në Europë, autoritetet shqiptare kanë forcuar masat.

Pavarësisht se në vendin tonë nuk ka asnjë rast të dyshuar si i prekur nga ky virus, Autoriteti Portual i Durrësit ka shtuar masat mbi monitorimin shëndetësor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Specialistët e Sektorit të Mbrojtjes së Shëndetit në APD, në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik dhe me struktura të tjera të shëndetësisë po kryejnë monitorim të përditshëm të të gjithë pasagjerëve (por dhe personaleve të anijeve tregtare) që hyjnë nëpërmjet pikës kufitare të Portit të Durrësit, duke parë me përparësi origjinën nga ata vijnë.

Ata kanë në dispozicion edhe termometrat me lazer, për matjet e temperaturës në distancë (nëse do të jetë e nevojshme), si dhe gjithë pajisjet e duhura, për të realizuar në mënyrën më të mirë të mundshme këto lloj kontrollesh.

“Porti i Durrësit kërkon mirëkuptimin e të gjithë udhëtarëve, për masat shtesë që do të aplikohen edhe në vijim, duke i siguruar ata se gjithçka është në funksion të sigurisë së tyre shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Instituti i Shëndetit Publik – Faqja zyrtare

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë”, thuhet në njoftimin e Autoritetit Portual Durrës.

Bilanci zyrtar i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 80 të vdekur dhe më shumë se 2300 raste të infektuar të konfirmuar në të gjithë Kinën.

ME TE LEXUARAT