Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Arsyet pse nuk duhet te flini ne anen e djathte

Disa nga problemet më të rënda kronike si urthi dhe dhimbja e shpinës mund të shkaktohen nga mënyra e gabuar se si flini. Edhe pse të gjithë e dimë sesa e rëndësishme është të shijosh një gjumë të mirë gjatë natës, kujdes se si flini, pasi mënyra që keni zgjedhur dhe që mund t’ju duket e rehatshme, mund t’ju ndikojë për keq në shëndet.

Bright Side na tregon pse duhet shmangur e fjetura në anën e djathtë dhe në stomak.

Mund të shkaktojë probleme kronike në qafë

Është e pamundur të merrni frymë siç duhet kur flini në stomak nëse nuk e ktheni qafën në njërën anë. Ky pozicion i gjumit mund të çojë në zhvillimin e problemeve kronike të qafës.

Është më mirë:

Gjumi në shpinë është pozicioni më natyral për të gjithë trupin tuaj. Mjekët sugjerojnë këtë pozicion tek njerëzit që kalojnë dhimbje kurrizore nga artriti.

Mund të shtojë presion shtesë tek fëmijët

Nëse do të bëheni nënë, duhet të tregoheni më të kujdesshme me zakonet tuaja të gjumit, jo vetëm për fëmijën tuaj, por edhe për shëndetin dhe komoditetin. Gjumi në bark është pozicioni numër një që duhet të shmangur, sepse pesha shtesë në mes të trupit ju bën shumë presion në shpinë. Më shumë se kaq, kjo gjendje nuk i jep foshnjës tuaj hapësirën e nevojshme për të lëvizur lirshëm.

Është më mirë:

Mjekët këshillojnë të gjitha gratë shtatzëna të provojnë të flenë në anën e tyre të majtë, pasi kjo pozitë rrit rrjedhjen e gjakut dhe siguron nivelin maksimal të oksigjenit si për nënën ashtu edhe për fëmijën.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.