Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Rendohet bilanci, shkon ne 31 numri i viktimave nga termeti ne Turqi

Ka shkuar në 31 numri i viktimave nga tërmeti vdekjeprurës në Turqi. Sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve numri i të plagosurve është më shumë se 1600 persona.

Tërmeti me madhësi 6.8 me qendër në qytetin Sivrice në provincën Elazig bëri që disa ndërtesa të shemben.

Dyzet e pesë njerëz janë shpëtuar deri tani, ndërsa sipas autoriteteve janë më shumë se 20 persona nën rrënoja.

Tërmeti i të premtes në Turqi u ndje edhe në Siri, Liban dhe Iran.

Tërmetet janë të zakonshme në Turqi. Rreth 17,000 njerëz kanë humbur jetën nga një tërmet masiv në qytetin Izmit, më 1999.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet