Lajmi Fundit
Lajme Shqip, te fundit, Gazeta Online, balkan, Informacione

KLP hap garen per 2 hetues ne SPAK, 8 prokurori pa drejtues

TIRANË- Një muaj nga krijimi i SPAK, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të rekrutojë edhe dy prokurorë të tjerë pasi fluksi i dosjeve në këtë prokurori ka pamundësuar hetimet nga 10 prokurorët që janë aktualisht.

Më herët, KLP shpalli 15 vende vakant për SPAK, por mungesa e hetuesve me Vetting të kaluar në të dyja shkallët bëri që fillimisht të emërohen 8 prokurorë dhe dy prej tyre Vladimir Mara e Dritan Prenci të komandohen.

Të hënën, KLP pritet të komandojë edhe 8 drejtues prokurorish mes tyre atë të Tiranës, të Shkodrës, Sarandës, Vlorës, Durrësit dhe dy apele.

Komandimet nga KLP janë me nga tre muaj pasi aktualisht Këshilli nuk ka kompetencë emërimi dhe vetëm zgjat mandatet e të përzgjedhurve më herët në postet drejtuese të këtyre prokurorive.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.