Lajmi Fundit
Lajme Shqip, te fundit, Gazeta Online, balkan, Informacione

Goli “fantazmë” gjunjëzon Partizanin, Kukësi merr kreun

Skuadra e Kukësit ka fituar ndaj Partizanit në sfidën kryesore të javës së 19 të kampionatit. Një fitore e merituar për djemtë e Duros, edhe pse goli i minutës 67 nga Kristal Abazaj ka gjeneruar shumë polemika, si të gjitha golat “fantazmë”, ku goditja e sulmuesit sipas gjyqtari Hamiti kishte kaluar vijën fatale.

Spektatorët në “Arenën Kombëtare”, rreth 4500, patën rastin të shohin raste të shumta, ku shpesh herë portieri i Partizanit Alban Hoxha u shndërrua në protagonist, veçanërisht në pjesën e dytë.
Goli i Abazajt

Verilindorët pak minuta pas golit të vetëm goditën edhe një shtyllë sërish me Abazajn, duke legjitimuar trepikëshin.

Kukësi ngjitet në vendin e parë me 35 pikë një më shumë se Tirana, ndërsa Partizani konfirmon një periudhë krize dhe tashmë ndodhet në vendin e gjashtë me 28 pikë. /a2 cnn

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.