Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Durres, hidhet ne ere me eksploziv makina e polices, dyshohet per detyren

Makina e nje punonjese te policise ka shperthyer nga një sasi tritoli në zonën e ish Kënetës në Durrës. Lënda plasëse është hedhur nga muri i jashtëm rrethues i oborrit. Makina tip ”Audi” ishte në pronësi të shtetases O.B., punonjëse policie.
Paraprakisht mësohet se si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme të vogla materiale.

Njoftimi i Policisë
Më datë 25.01.2020, rreth orës 22:35, në lagjen nr 17/1, Durrës, nga muri i jashtëm rrethues i oborrit dyshohet se është hedhur nje sasi e dyshuar lënde plasese ne afërsi të makinës tip “Audi”, e parkuar në oborr dhe në pronësi të shtetases O.B., punonjëse policie.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.