Djali ha bretkosen te gjalle, shperthejne komentuesit: Nga njerez si ty perhapet virusi

Bota
Djali ha bretkosen te gjalle, shperthejne komentuesit: Nga njerez si ty perhapet

Në mesin e situatës emergjente të shkaktuar nga virusi i rrezikshëm, në rrjetet sociale është publikuar video e një djali, i cili ha të gjallë një bretkosë.

Pamjet e publikuara janë shqetësuese. Video, e cila është bërë në vitin 2016, është publikuar gjatë këtyre ditëve. Djali që shfaqet, shihet duke marrë bretkosën në një treg të kafshëve në Kinë, dhe e kafshon atë teksa është e gjallë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Mirror” raporton se protagonisti i videos është një person i njohur në Kinë dhe që shpeshherë publikon në Youtube video të tij duke ngrënë kafshë të gjalla.

Komentet për këtë video ishin të shumta.

“Nuk habitem që koronavirusi filloi të përhapet në Kinë”.

“Pyes veten nëse ky person është mirë”.

Ekspertët që po gjurmojnë origjinën e virusit të rrezikshëm, thonë se është përhapur nga kafshët, ndoshta nga gjarpri. Në Kinë janë të shumta tregjet e kafshëve të gjalla. Po kështu, është një trend ngrënia e kafshëve të gjalla nga njerëzit.

“Kjo është pjesë e kulturës kineze. Ata pëlqejnë të hanë çdo gjë të gjallë”, ka thënë Yanzhong Huang, ekspert kinez i shëndetit publik.

Autoritetet kanë thënë se tregjet ku shiten kafshë të gjalla mund të jenë një faktor i rëndësishëm që kontribuon në përhapjen më të madhe të virusit.

ME TE LEXUARAT