Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Barcelona përgatit super-ofertën për talentin Martinez

Humbja e Barcelonës në shtëpi ndaj Valencias, ka sjellë pakënaqësi të mëdha brenda ekipit “Blaugrana”, raportojnë mediat spanjolle.

Për shkak të lëndimit të Luis Suarez, i cili do të mungojë për disa muaj, katalonasit tashmë janë hedhur fuqishëm në sulm për të gjetur një sulmues të klasit botëror, e që do të mbulonte pozitën e Suarezit.

Siç raportohet, krerët e Barcelonës janë duke përgatitur super-ofertën për yllin e Interit, Lautaro Martinez të cilin kampionët në fuqi të Spanjës duan ta sjellin në “Camp Nou” brenda këtij muaji.

Ndryshe, Interi vështirë së do të heq dorë nga sulmuesi argjentinas të paktën jo deri në fund të këtij sezoni, ku “Nerazurët” janë duke ‘luftuar’ me Juventusin për titullin e kampionit në Seria A.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet