Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Avioni mori flake ne ajer, bashkë me Kobe Bryant ne aksident humbi jetën edhe vajza 13-vjeçare

Basketbollisti Kobe Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare Gianna humbën jetën në një përplasje me helikopter në Calabasas, California, të Dielën në mëngjes.

Vdekja e yllit të basketbollit 41-vjeç, u konfirmua për herë të parë nga TMZ. Helikopteri mori flakë në momentin që ndodhi aksidenti, kështu që u bë e pamundur ardhja në ndihmë ndaj viktimave.

Kobe Bryant konsiderohet si një prej basketbollistëve më të mëdhenj në historinë e NBA(EN-BI-EJ) teksa është shënuesi i katërt më i mirë në këtë kampionat me mbi 33 mijë pikë të shënuara.

Në 20 vitet e karrierës së tij që i kaloi me skuadrën e Los Anxheles Lejkërs, Brajant arriti të fitojë 5 tituj kampionë të NBA, si dhe ka marrë pjesë edhe në 18 edicione të Oll Star Gejm.

Ai ka marrë edhe një cmim Oscar në vitin 2018, me filimin e animuar me metrazh të shkurtër, ‘Dear Basketball’.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.