Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Aksidenti ne Vlore, makina del nga rruga dhe shpërthen në flake

Një automjet është aksidentuar dhe ka rënë në një kanal në fshatin Risili të Vlorës. Automjeti nga përplasja ka marrë flakë.

Drejtuesi i automjetit fatmirësisht ka dalë nga makina para se ajo të përfshihej nga flakët , zjarrfiksit po shuajnë zjarrin.

Ndërkohë dhe policia po heton shkaqet e aksidentit duke marrë në pyetje drejtuesin e automjetit tip mercedes me targa VL 1836 C.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet