Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

39 te vdekur nga termeti ne Turqi, ministri nuk i mban dot lotet

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca njoftoi se numri i njerëzve që ndërruan jetë në tërmetin 6.8 në rrethin Sivrice të Elazig u rrit në 39.

Ai sqaroi se asnjë i plagosur nuk është në gjendje kritike. Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu nuk mundi t’i mbante lotët kur po tregonte rastet e ceremonive mortore të të vdekurve nga tërmeti.

“Dy gjëra nuk më hiqen nga mendja. Funerali i një vullnetari, nga ana tjetër, funerali i 2 vëllezërve të vegjël që u futën në të njëjtën arkivol. Nuk mund t’i harroj”, është shprehur ai.

Ministri tregoi rastin e një babai që lutej për foshnjën e tij të ngelur në rrënoja.

“Dëshpëruese! Nën rrënojat, fjalët e babait: “Kushdo që të jesh, shpëto foshnjën time 2 muajshe”, tha ministri.

Bilanci i të vdekurve është 39 dhe personat që u nxorën të gjallë janë 45 pas tërmetit të mbrëmjes së të premtes në Turqi

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet