Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme, Gazeta, Shqip, Online, live 24

Rëndohet bilanci i tërmetit në Turqi, 22 të vdekur, 1 030 të plagosur

Ministri i Brendshëm turk, Soylu deklaroi se si pasojë e tërmetit kanë humbur jetën 22 persona, prej të cilëve 18 në Elazıg dhe katër në rajonin Doganyol në Malatya.

Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se pas tërmetit kryesor që goditi provincën Elazıg, në rajon kishin ndodhur edhe 12 tërmete të tjera me magnitudë mbi 4 ballë që nga ora 08:00 sipas kohës lokale ndërsa numri i dridhjeve pas tërmetit është 274.

“Si pasojë e tërmetit kanë humbur jetën 22 persona nga të cilët 17 në qytetin Elazıg dhe 4 në qytetin Malatya, ndërsa janë plagosur 1.030 të tjerë nga të cilët 654 në Elazıg, 226 në Malatya, 32 në Diyarbakır, 25 në Adıyaman, 6 Batman, 37 në Kahramanmaraş dhe 50 në Sanlıurfa”, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu theksohet se vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit nën rrënoja në tre ndërtesa në qendrën e qytetin Elazıg.

AFAD ka bërë të ditur se në rajon janë dërguar 235 mjete, 18 qen shpëtimi dhe gjithsej 1 167 personel për punimet e kërkim-shpëtimit nga institucionet si AFAD, ato të xhandarmërisë, njësive shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë UMKE dhe të zjarrfikësve.

Sipas Planit të Ndërhyrjes ndaj Katastrofave të Turqisë, nën koordinimin e AFAD-it janë vendosur në veprim me parimin e “punimeve 24 orë në 7 ditë” 28 grupe me qëllimin për të vazhduar punimet e kërkim-shpëtimit dhe mbështetjes së pandërprerë shëndetësore./atsh

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.