Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme, Gazeta, Shqip, Online, live 24

Nuk ju duhen viza pune per ne Gjermani, por vetem …

Një lajm i madh ka mbërritur për të gjithë ata shqiptarë që duan të shkojnë drejt Gjermanisë.

Tashmë nuk do t’ju duhen më viza pune për të qëndruar në Gjermani, por veç një kontratë pune.

Partitë e koalicionit në Gjermani kanë rënë dakord për një projektligj të ri për të lehtësuar mundësitë e emigrimit për punëtorët e vendeve jo anëtare të BE, njoftuan sot paradite mediat vendase atje.

Ministria e Brendshme, e Punës dhe ajo Ekonomike ranë dakord për rregullat e reja, pas një kompromisi të tetorit, duke i dhënë fund mosmarrëveshjeve brenda koalicionit qeverisës.
Sipas Suddenutsche Zeitung, një nga momentet e rëndësishme të ligjit është se punëdhënësit gjermanë duhet të garantojnë se nuk kanë gjetur një punëtor tjetër nga BE para se vendin e punës t’ia ofrojnë një emigrant tjetër.

Ligji do të lehtësojë dhe kufizimet që i kanë dhënë përparësi të ashtuquajturve ‘profesione të ngushta’ që kanë më shumë vende të lira si për shembull infermierët apo kujdesi për të moshuarit.

Sipas gazetës ‘Handelsblatt’, Kosova do të përfitoj pasi ka shumë të pa punë dhe kan te drejt te shkojnë të punojnë në Gjermani. Rregullat e reja janë të aplikueshme që nga 8 janari 2019.

Qytetarët do të punojnë me dokumente të shteteve ku jetojnë, por me një kontratë të garantuar punësimi nga punëdhënësi.

Në këtë listë vendesh përfituese është Shqipëria dhe Kosova.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.