Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Makina përplaset me motorin duke ecur me shpejtësi, dy të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e të shtunes në Himarë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Aksidenti ka ndodhur në Potam për shkak të shpejtësisë së lartë të një makine, e cila u përplas me një motor.

Të plagosurit nga përplasja e mjeteve janë nisur me urgjencë drejt spitalit.

Ata janë nën kujdesin e mjekëve sepse kanë marrë fraktura të rënda në trup. Policia, e cila ndodhet në vendin e ngjarjes, ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e makinës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet