Lajmi Fundit
Lajmi Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Tirane/ Tenton te vjedhe nje mjet, arrestohet ne flagrance 52-vjeçari

Tiranë

Tenton të vjedhë një mjet, arrestohet nga Policia 52-vjeçari.

Nga shërbimet e Komisariatit Nr. 3, falë bashkëpunimit me qytetarët dhe reagimit të shpejtë u arrestua në flagrancë shtetasi D. H., 52 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në tentativë për të vjedhur në mjetin e shtetasit A. L., në rrugën “Nikolla Jorga”, Tiranë.

Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Tiranës.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Vjedhja, e mbetur në tentativë”.

——

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bazë të urdhrit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, kanë ekzekutuar urdhrin e ndalimit për shtetasin V. D., 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Sigurimi i mjeteve për vjedhje”.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin penal nr. 3904, datë 12.11.2015, e ka dënuar këtë shtetas me 6 muaj burg, për veprën penale “Sigurimi i mjeteve për vjedhje”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.