Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Thellohet bilanci pas termetit ne Turqi, 14 te vdekur, 272 te plagosur

Autoritetet turke kane perditesuar te dhenat per bilancin e termetit duke e cuar ne te pakten 14 numrin e viktimave. Lëkundjet e forta me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter janë regjistruar në rajonin lindor të Turqisë mbrëmjen e sotme (24 janar).

Nga raportimet e para, 100 ndërtesa janë shembur në Elazig dhe qytete të tjera ku kanë humbur jetën dhe 14 persona e janë plagosur 272 të tjerë. Ata janë dërguar në spital për mjekim ndërkohë që dy prej tyre janë në rrezik për jetën.

Shifrat jane raportuar nga Ministri i Bredshëm turk Süleyman Soylu. Edhe Presidenti Erdogan është shprehur se po e vëzhgon nga afër situatën.

Sipas EMSC lëkundjet janë regjistruar në thellësinë 10 km ndërkohë që sipas qendrës së katastrofave dhe emergjencave AFAD, epiqendra është në qarkun e Sivicre, në Elazig në kufi me Sirinë.


Bilanci i meparshem:
Thellohet bilanci i viktimave nga tërmeti në Turqi. Mediat turke raportojnë se numri i personave që kanë humbur jetën deri më tani thuhet se është 6, ndërsa 225 persona kanë mbetur të plagosur.

Tërmeti me magnitudë 6.8 të shkallës riher goditi pjesën lindorë të Turqisë, ndërsa epiqendra ishte në Elazig.

Sipas Autoritetit për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) të Turqisë, tërmeti goditi qarkun Sivrice të Elazığ në 8:55 p.m. (17:55 GMT) nga një thellësi prej 6.7 kilometra.

Menjëherë pas tërmetit fillestar, krahina u trondit më tej nga një seri pas goditjesh që shkonin midis magnitudave 5.4 në 3.3.
Sipas raporteve fillestare, tërmeti u ndje në provinca deri në Adananë jugore dhe Samsunin verior, së bashku me Sirinë veriore dhe Irakun.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet