Makina bie ne kanal gjate ndjekjes nga policia, plagosen dy refugjatët sirianë në Korçë

Aktualitet
Makina bie ne kanal gjate ndjekjes nga policia, plagosen dy refugjatët

Pak minuta më parë një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në Korçë, me pasojë plagosjen e dy shtetasve sirianë, pasi një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Sipas burimeve thuhet se në mjet ndodheshin katër refugjatë sirianë, të cilët janë pikasur nga policia.

Uniformat blu iu ka bërë shenjë për të ndaluar, por mjeti nuk i është bindur patrullës, duke devijuar rrugën, ku për pasojë ka humbur kontrollin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Refugjatët e plagosur janë transportuar në spital, ndërsa është shoqëruar drejtuesi i mjetit, për t’u marrë në pyete.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 27.02.2020, rreth orës 21:25, në rrugën Dishnicë-Çiflig, shtetasja F. D., duke drejtuar mjetin tip “Citroen”, ka dalë nga rruga ku për pasojë janë dëmtuar dy shtetas të huaj, pasagjerë në këtë mjet, të cilët u dërguan në Spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesja e mjetit, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme proceduruale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT