Lajmi Fundit
Lajmi Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

“Shqiptarët mashtrues”, Rama i pergjigjet moderatorit te ZDF: Shprehje e turpshme

Gazeta gjermane “BILD” ka intervistuar kryeministrin Rama në mbrojtje të shqiptarëve, pas disa sulmeve raciste e denigruese nga gazetari i ZDF. Me një gjuhë raciste dhe denigruese duke debatuar ashpër me ministrin gjerman të Transporteve, Lanz u shprehte “Tani ti je duke rënë në nivelin e lojës mashtruese të shqiptarëve”.Pas kesaj deklarate BILD ka intervistuar kryeministrin Rama.

Në preononcimin e tij për “BILD” Rama ka reaguar ashpër për këtë cilësim të Lanz. Ai tha për “BILD” se “jam shumë i habitur që mund të dëgjosh një gjuhë të tillë në një kanal televiziv aq të njohur siç është ZDF! Nuk e di nëse ky është ndonjë gabim i pafajshëm apo ndonjë keqemërtim racist për shqiptarët si popull, por padyshim që është një shprehje e turpshme”. Më tej kryeministri Rama ka folur rreth takimit me kancelaren Merkel që pritet të zhvillojë të hënën dhe negociatat e Shqipërisë me BE.

Për më shumë lexoni artikullin e plotë të “BILD”:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kritikoi ashpër moderatorin e ZDF, Marcus Lanz, për komentin e tij në lidhje me shqiptarët, të cilët i konsideroi si mashtrues.
Rama, i cili pritet të vizitojë Berlinin të dielën, i tha Bild-it se “jam shumë i habitur që mund të dëgjosh një gjuhë të tillë në një kanal televiziv aq të njohur siç është ZDF! Nuk e di nëse ky është ndonjë gabim i pafajshëm apo ndonjë keqemërtim racist për shqiptarët si popull, por padyshim që është një shprehje e turpshme”.

Çfarë ka ndodhur gjatë emisionit të Lanz-it? Ka patur një debat të nxehtë mes ministrit gjerman të Transporteve, Andreas Scheuer, (CSU) dhe moderatorit, në lidhje me bilancin e gabimeve të Scheuer si ministër. “Për të gjithë”, pyeti Lanz, “apo për të huajt? Pikërisht kjo është çështja!” “Sigurisht që për të gjithë”, iu përgjigj Scheuer. “Tani, le të mos i tregojmë njëri-tjetrit përralla”, e paralajmëroi Lanz. Por, Scheuer e “çoi deri te burimi dhe nuk i dha ujë”. “Unë kam një mendim ligjor ndryshe nga ai i ECJ”, shpjegoi ai. “Unë i bashkohem Prokurorit të Përgjithshëm të CJEU”. Krejt papritur, Lanz u ndje keq: “Tani ti je duke rënë në nivelin e lojës mashtruese të shqiptarëve”, thumboi ai, gjë për të cilën edhe u duartrokit. Kryeministri i Shqipërisë i tha Bild-it se “nuk është hera e parë dhe nuk ka për të qenë e fundit që shqiptarët bëhen shënjestra e gazetarëve përtacë, por kur vjen nga një kompani mediatike kaq shumë e respektuar si ZDF, nëpërmjet dikujt me reputacionin e veçantë të Lanz, padyshim që të lëndon shumë. Një ndjesë në emision do ta paraqiste si një gabim të pafajshëm, ndërkohë që e kundërta do të ishte shumë më lënduese edhe se vetë shprehja e turpshme”.

Pavarësisht devijimit nga ana e Lanz, Edi Rama do të vazhdojë me vizitën e tij në Berlin. “Kancelarja Merkel është pionierja e Europës dhe një figurë frymëzuese për të gjithë ne që po luftojmë fort që një ditë t’i bashkohemi Europës duke reformuar vendet tona kandidate në Ballkanin Perëndimor dhe duke i ndryshuar ato për mire. Kështu që takimi me të është një gëzim dhe një nder special, por këtë here është edhe shumë i rëndësishëm për mua si kryeministri i një vendi që i godit rëndë nga një tërmet shkatërrues nëntorin e kaluar”.

Dhe më tej: “Shqipëria është në pritje të një rezultati pozitiv nga konferenca e donatorëve për rindërtimin pas tërmetit, që do të drejtohet nga Ursula von der Leyen në Bruksel, më 17 shkurt. Kancelarja Merkel është treguar shumë dashamirëse me popullin shqiptar që nga momentet e para pas tragjedisë dhe unë do të kërkoj ndihmën e tyre që ta bëj konferencën e donatorëve një dritë shprese për të paktën 15 000 persona që kanë humbur shtëpitë e tyre”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.