Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Rama: Nuk kemi kohe per te humbur, gati per te hedhur hapin kunder KÇK-se

Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama deklaroi se me Presidentin e Këshillit Europian diskutoi edhe për aktin normativ për KÇK-në që ka paralajmëruar se do të kalojë brenda janarit në Kuvend. Rama u shpreh se nuk ka kohë për të humbur për të hedhur hapin e ri në luftën kundër krimit të organizuar dhe KÇK-së. “BE ja një diskutim të brendshëm dhe me të gjithë mirënjohjen për vëmendjen varet nga metodologjia e re që do të bien dakord vendet e BE dhe cila do të jetë qasja. Në këto kushte edhe Franca të ishte duke kërkuar të hynte në BE nuk do të pranohej nga Franca pa rënë dakord si do të zhvillohet procesi dhe ne duhet ta respektojmë.Nëse objektivi do të materializohet në investime të inkurajuara dhe mbështetura në më shumë mbështetje për vendet e rajonit për sektorët kyc dhe politikave Europiane në tërësi kjo përbën një arsye për të qenë të inkurajuar. Pavarësisht se cili do të jetë vendimi i radhës për celjen apo shtyrjen e negociatave ne do të bëjmë atë sikur të ishin hapur negociatat, se e bëjmë për veten tonë. Kam ndarë me presidentin edhe ambicien për të hedhur një hap të ri dhe pa humbur kohë në luftën kundër krimit të organizuar dhe KÇK-së dhe kështu do të vijojmë hap pas hapi, rëndësi ka që në fund të këtij viti Shqipëria të jetë një vend më i mirë” tha Rama.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet