Lajmi Fundit
Lajmi Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Rama me Presidentin e KiE: Sot, as Franca nuk do te hapte dot negociatat

Edi Rama priti sot Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel i cili po viziton vendin tonë.

Në përfundim ata dhanë një konference të përbashkët për mediat, ku Michel theksoi se nuk ka unanimitet mes vende të BE-së për të hapur negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.Ai sqaroi se ka debat për modelin e ri që do të aplikohet për negociatat, ndërsa theksoi se në javët në vijim në Bruksel do të paraqitet strategjia e re me tre shtylla.

Sakaq e mori fjalën Edi Rama i cili tha se ‘ajo që po ndodh sot është një qasje të re, një dimension i ri mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, pra zhvillime pozitive, jo hapje formale e negociatave’.

Për ta ilustruar këtë Rama tha se ‘edhe sikur Franca vetë të ishte duke aplikuar sot për hapjen e negociatave, nuk do i merrte ato’. Kjo pasi vetë qeveria e BE-së ka debate për metodologjinë e pranimit të shteteve të reja.

Sakaq, Kryeministri kërkoi që të për sa kohë nuk janë hapur negociatat, vendet e Ballkanit duhet të inkurajohen përmes investimeve.

‘Kjo duhet të materializohet në investime, përmes BERZH dhe instrumenteve të tjerë për vendet e rajonit, në sektorët kyç’, tha ai, teksa shtoi se ‘ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka sikur negociatat të ishin hapur, sepse këtë e bëjmë për veten jo se na e kërkon Presidenti i KiE’.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.