Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Pas perhapjes se virusit te frikshem ne Kine, merr masa edhe Shqiperia

Pas epidemisë SARS në vitin 2003, Kina po përballet me një prej viruseve më të frikshëm të 17 viteve të fundit.

Qytetarët e Kinës janë alarmuar pasi deri tani virusi i ka marrë jetën 26 personave dhe qindra të tjerë janë duke u mjekuar.

Duke qenë se raste të izoluara janë raportuar në Vietnam, Korenë e Jugut, Tajlandë, Tajvan, Singapor, Hong Kong, Makau dhe Japoni, edhe Shqipëria ka marrë masat e saj.

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë urdhër për Institutin e Shëndetit Publik që të merren masa parapërgatitore për t’u mbrojtur nga virusi.

Urdhëri kërkon që Insituti i Shëndetit Publik të bëjë një përkufizim të rastit, në mënyrë që virusi dhe simptomat e tij të jenë të qarta për të gjithë mjekët.

Gjithashtu, sipas “Top Channel”, është kërkuar gjithashtu një udhëzues për menaxhimin e rasteve në përputhje me rregulloren ndërkombëtare të shëndetit.

Zyra e komunikimit në Aeroportin “Nënë Tereza” ka përgatitur një ambient për të izoluar çdo rast të dyshuar, megjithëse ekspertët shprehen se risku për vendin tonë është i vogël.

Kjo për arsye se ne nuk kemi një linjë ajrore direkte me Kinën dhe personat që vijnë në Shqipëri i nënshtrohen më parë kontrolleve në aeroportet përkatëse.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet