Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme, Gazeta, Shqip, Online, live 24

“Nuk desha ta vras por me shau nga nena”, zbardhet deshmia e te arrestuarit per atentatin ne Astir

Policia ka zbardhur dëshminë e 29-vjeçarit Noel Dishi, autorit të vrasjes së 27-vjeçarit Vilson Tafçiu, në një ndër lokalet më të populluara, në zonën e Astirit, në Tiranë.

Në dëshminë e tij para uniformave blu, i riu ka thënë se nuk ka dashur ta vrasë shokun e tij, por e kishte bërë pasi ky i fundit e kishte sharë nga nëna.

“Me Vilsonin ishim shoke prej vitesh. Nuk kam dashur ta vras. Te henen shkova tek artisti per ta takuar. Nuk kam paur si qellim ta vras. Une levizja gjithmone me arme me vete. Kur e takova ai me shau nga nena. U ndjeva shume i ofendur per shkak te maredhenies qe kishim pasur.

Une e kam marre ne shtepi nuk duhet ta thoshte kete gje. U nervozova dhe e qellova. Pas krimit jam larguar dhe kam qendruar ne nje hotel ne kavaje. jam shume i penduar per krimin e kryer”, ka thënë i riu para policëve.

Ndërkohë, 29-vjeçari nuk ka dhënë detaje pse është prishur miqësia mes tij dhe viktimës. Ai ka thënë se është në gjendje të rënduar psikologjike dhe se do të flasë në një moment tjetër.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.