Nga termeti tek integrimi, Rama zbardh takimin me Presidentin e KE

Politikë
Nga termeti tek integrimi, Rama zbardh takimin me Presidentin e KE

TIRANË

Kryeministri Edi Rama zbuloi disa nga pikat kyçe, që ka diskutuar në takimin me Presidentin e Këshillit të Evropës, Charles Michel, i cili mbërriti në Tiranë mesditën e sotme.

Rama tha se ka diskutuar me kreun e KE për pasojat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit dhe procesin e rindërtimit, duke shtuar se më 17 shkurt, kur do të mbahet në Bruksel Konferenca e Donatorëve, shqiptarët dhe sidomos ata që humbën banesat nga tërmeti tragjik, do të marrin mesazhin se Evropa është pranë tyre dhe nuk do t’i lërë kurrë vetëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu, kreu i qeverisë tha se pjesë e diskutimit kanë qenë edhe reformat e bëra në Shqipëri, dhe ato që duhet të bëhen, në procesin e rrugëtimit drejt Bashkimit Evropian.

“Ishte kënaqësi që u takuam sërish me Presidentin e KE, herën e shkuar në rolin e kryeministrit të Belgjikës, si një mik i vërtettë i Shqipërisë dhe një personalitet i interesuar në mënyrë të posaçme për rajonin tonë. Diskutuam gjerësisht, do vazhdojmë të diskutojmë edhe pas konferencës.

Dua ta falënderoj Presidentin e KE për ngushëllimet dhe interesim e posaçëm lidhur me situatën e vështirë pas tërmetit të 26 nëntorit, si dhe për angazhimin e tij personal për të ndihmuar që konferenca e donatorëve, e thirrur nga Presidentja e KiE, më 17 shkurt në Bruksel, të jetë një sukses dhe populli shqiptar, e në mënyrë të posaçme afro 15 mijë njerëz që kanë humbu strehën, të marrin mesazhin se Evropa është pranë dhe nuk do të na lërë vetëm në përpjekjen e madhe për rindërtimin. Kemi folur me Presidentin e KE edhe për procesin e reformave dhe ecurinë e procesit të integrimit.

Kemi ndarë pikëpamjet lidhur me çka është arritur deri këtu, çka duhet arritur më tutje dhe njëkohësisht edhe me mbi diskutimin e brendshëm ne BE për atë që tanimë njihet si metodologjia e re e zgjerimit dhe në tërësi, më vjen shumë mirë që Presidenti i KE ka shprehur vullnetin për të qenë i angazhuar për rajonin, jo vetëm në funksion të procesit të integrimit, por edhe në funksion të fuqizimit, bashkëpunimit rajonal dhe të një qasjeje të re të Brukselit në raport me zhvillimin ekonomik e social të rajonit”, deklaroi Rama.

ME TE LEXUARAT