Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Koronavirusi kinez arrin në Evropë, konfirmohen dy raste në Francë

Dy raste të reja të koronavirusit kinez u konfirmuan në Francë, të parat në Evropë, njoftoi sot në mbrëmje ministri francez i Shëndetësisë, Agnes Buzyn.

“Rasti i parë ka të bëjë me një pacient të shtruar në një spital të Bordosë në jugperëndim të Francës dhe i dyti në Paris”, theksoi ministri në një konferencë shtypi duke shtuar se autoritetet po punonin për të parandaluar përhapjen e virusit, citon ATSH.

Të dy rastet e konfirmuara u njoftuan nga ministria e shëndetësisë, Agnes Buzyn. Ajo tha se të dy personat e sëmurë kishin udhëtuar për në Kinë.

Ministrja tha që ajo pret më shumë raste. “Kemi dy raste. Ndoshta do të kemi raste të tjera”.

Ministrja tha që ajo beson se një arsye pse Franca është vendi i parë evropian që ka konfirmuar raste është që ajo ka zhvilluar një test që lejon mjekët të diagnostikojnë me shpejtësi të sëmurët, citon top channel.

Një prej personave të sëmurë është shtruar në një spital në qytetin jugperëndimor të Bordos. Personi tjetër është shtruar në spital në Paris.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.