Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Kater të vdekur, pas tërmetit në Turqi, ndërtesat ‘shpërthejnë’ në flakë

Katër persona raportohen të vdekur deri tani nga tërmeti i fuqishëm që ra mbrëmjen e kësaj të premteje në Turqi.

Sipas ministrit të Brendshëm turk, Suleyman Soylu janë për katër jetë të humbura, ndërsa dy shtetas të tjerë janë plagosur.

Raportohet për 4 ndërtesa të shkatërruara. Rreth ngjarjes reagoi edhe Presidenca turke, e cila u shpreh se presideti Recep Tayip Erdogan po e ndjek nga afër situatën.


Në terren kanë zbritur me urgjencë edhe ministrat e qeverisë, të cilët po japin ndihmën e tyre në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Tërmeti me magnitudë 6.8 u regjistrua në pjesën lindore në Elazig, ndërsa në “Twitter” u shpërndanë video nga momenti i lëkundjeve dhe kur njerëzit dilnin jashtë të frikësuar.

Siç shihet dhe në videon në fjalë një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pallat në këtë qytet.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.