Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

“Ishte shumë i forte”- Termeti i fuqishem ne Turqi, konfirmohen 5 viktima

Situatë e rëndë në Turqi pas tërmetit me magnitudë 6.8 qe goditi vendin, ndërsa deri më tani janë konfirmuar 5 viktima.

Sipas mediave turke dëmet e shkaktuara nga lëkundje te forta janë të mëdha, ku flitet për të paktën 5 ndërtesa të rrënuara dhe 10 të dëmtuara.

“Ne kemi humbur 4 qytetarë nga tërmeti që goditi vendin.

Dua të them që numri i përgjithshëm është 2 në Elazig dhe 2 në Malatya deri më tani”, tha ministri i Brendshëm turk.

Epiqendra e këtij tërmeti të fortë ka qenë pranë zonës së quajtur Elazig, ku u shënuan edhe viktimat dhe dëmet e mëdha materiale.

Thellësia e tërmetit ishte 6.7 km, ndërsa lëkundja është shënuar në orën 17:55.

Ndërkohë qytetarët kanë shpërndarë në twitter edhe video të momentit të lëkundjeve të forta. “Tërmeti ishte shumë i fortë, Allahu i ndihmoftë vëllezërit tanë në Elazig”, shkruan njëri prej tyre.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.