“I zhgenjyer me vendimin e KE”, kreu i PE: Mbeshtesim integrimin e Shqiperise

Politikë
“I zhgenjyer me vendimin e KE”, kreu i PE: Mbeshtesim integrimin e

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, flet për Samitin e PE për Ballkanin Perëndimor, që do të mbahet më 28 janar. Duke u ndalur tek integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, Sassoli përmend edhe rastin e Shqipërisë, ku shprehet se është i zhgënjyer nga vendimi i KE në tetorin që lamë pas.

Kreu i PE thekson se është koha për të punuar të gjithë së bashku, duke shtuar se po e mbledh këtë samit për të zhvilluar një axhendë të re për rolin që parlamentet e vendeve të Ballkanit Perëndimor mund të luajnë në procesin e integrimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Mezi pres diskutime të frytshme me përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor javën e ardhshme. Ne kemi qenë gjithmonë të përkushtuar në mënyrë të vendosur në perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. U zhgënjeva shumë nga dështimi i Këshillit të Evropës për të hapur negociatat e integrimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut, tetorin e kaluar.

Tani është koha të ecim së bashku dhe të vazhdojmë të përparojmë. Parlamentet janë thelbësore në këtë drejtim. Unë e mblodha këtë samit për të zhvilluar një strategji për rolin që parlamentet mund të luajnë në drejtimin e axhendës së reformës së BE dhe në dhënien e masave konkrete për të përmbushur aspiratat evropiane të njerëzve të Ballkanit Perëndimor. Jam i bindur se nuk ka kohë dhe vend më të mirë për ta bërë këtë”, ka thënë Sassoli.

ME TE LEXUARAT