Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

‘Femijet ecin 7 km per te shkuar ne shkolle’, PD: Qeveria te mundesoje transportin

DIBER- Ish-deputeti i Partisë Demokratike në zonën e Kloskatundit në Dibër Xhemal Gjunkshi i ka kërkuar qeverisë që të mundësojë transportin e nxënësve të shkollës së fshatit. Sipas PD fëmijët përshkojnë 7 kilometra për të shkuar dhe 7 të tjera për t’u kthyer në shtëpi.

Gjunkshi thotë se terreni është mjaft i vështirë dhe përveç kësaj fëmijët mund të jenë të rrezikuar edhe nga kafshët e egra që ka në këtë zonë.

“Gjatë rrugës duke ardhur nga Burreli për në Peshkopi, në afërsi të Qafë Dushkut, pash tetë fëmijë të vegjël nga mosha 5 deri në 10 vjeç të cilët të cilët po shkonin në shkollë. Nuk e kuptoj se si këta fëmijë mund të lëvizin në këto kushte, në këtë terren që është kaq i vështirë, që të lëvizin vetëm, pa një mjet transporti. Është e pa tolerueshme ku këtu terreni është shumë i vështirë, ka edhe kafshë të egra. Të mos presim që të ndodhë një fatkeqësi dhe qeveria të kujtohet për të siguruar transportin e këtyre nxënësve. Në emër të Partisë Demokratike i bëj thirrje qeverisë, kryeministrit Rama, që të marrë masa urgjente për sigurinë e trasnportit të këtyre nxënësve të cilët udhëtojnë në një terren mjaft të vështirë dhe në kushte mjaft të vështira të motit”, thotë Gjunkshi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.