Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Elbasan/ Humb kontrollin e motoçikletes dhe perplaset me mbrojtesen e rruges

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Papër, ku raportohet për një person të plagosur. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se i plagosur ka mbetur një 45-vjeçar, i cili ishte duke drejtuar një motoçikletë.

Nga të dhënat paraprake mësohet se motori ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbrojtësen metalike.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në spitalin e Elbasanit, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.