Durres/ Drejtonte automjetin ne gjendje te dehur, arrestohet shoferi

Aktualitet
Durres/ Drejtonte automjetin ne gjendje te dehur, arrestohet shoferi

Njoftim/ Durrës

Arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit tip "Suzuki".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasin:

A. I., 42 vjeç, banues në Krujë.

Ky shtetas u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Suzuki” në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

ME TE LEXUARAT