Dalin emrat, kush jane 5 kandidatet e pare per kreun e BKH-se

Aktualitet
Dalin emrat, kush jane 5 kandidatet e pare per kreun e BKH-se

Kreu i SPAK, Arben Kraja, njofton se deri më tani kanë aplikuar për postin e drejtuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit pesë zyrtarë. Në një njoftim për media, Kraja bën me dije se kandidatët për në BKH janë Ibrahim Disha, Artan Shkëmbi, Gjovalin Ulndreaj, Adriatik Ago dhe Sabri Hoxha.

Ndërkohë, Kraja iu bën thirrje zyrtarëve të tjerë të aplikojnë për këtë post, ndërsa thekson se “SPAK kërkon një kandidat ose kandidate që demonstron lidership, integritet dhe profesionalizëm”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

NJOFTIM PER MEDIA

Mesazh nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme

Për aplikimet për pozicionin e lirë të Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH-së)

Njoftojmë se deri sot, në datën 24.01.2020, ora 9.00, kanë aplikuar këta kandidatë:

1. Ibrahim Disha

2. Artan Shkëmbi

3. Gjovalin Ulndreaj

4. Adriatik Ago

5. Sabri Hoxha

Do të doja të ritheksoja edhe një herë që aplikimi për Pozicionin e Lirë të Punës për Drejtorin e BKH-së është një mundësi e shkëlqyer për t’u përzgjedhur për të drejtuar një grup të madh hetuesish të BKH-së, të cilët do të mbështesin Prokurorët e Posaçëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. SPAK kërkon një kandidat ose kandidate që demonstron lidership, integritet dhe profesionalizëm.

Në qoftë se ju mendoni që i plotësoni kërkesat e këtij pozicioni sfidues dhe kriteret në lidhje me përvojën në punë, arsimin dhe keni një figurë të pastër, aplikoni para datës 30 janar 2020. Shkoni tek njoftimi për këtë pozicion të lirë pune në website-in e BKH-së dhe ndiqni udhëzimet.

Ju sigurojmë që procesi i përzgjedhjes do të jetë i drejtë, objektiv dhe transparent. Ne duam të përzgjedhim kandidatin më të mirë.

Ju inkurajoj të aplikoni.

Arben Kraja

Drejtues i Prokurorisë se Posaçme

ME TE LEXUARAT