Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Ç‘po ndodh me koronavirusin ne Kine?! Njerezit shemben pertoke dhe vdesin rrugeve

E gjithë vëmendja botërore është përqendruar te virusi vdekjeprurës, që ka prekur Kinën, duke shënuar deri më tani 26 viktima.

Mediet e huaja kanë publikuar pamje të tmerrshme, që tregojnë njerëz që shemben përtokë në rrugët e qytetit kinez, që cilësohet si vatër e koronavirusit.

Është “Daily Mail” që publikon një vide të tmerrshme nga qyteti Wuhan, ku shihen njerëz të shtrirë në tokë, të tjerë që mbahen nga mjekët, apo të tjerë që bien në tokë.

Lloji i ri i koronavirusit, një sëmundje e ngjashme me SARS që sulmon sistemin e frymëmarrjes, ka lënë 26 viktima dhe ka infektuar 800 persona në të gjithë botën, duke u kthyer në një alarm botëror.

VIDEO

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.