Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

U filmua duke thithur kokaine, SPAK nis hetimet, kryebashkiaku rrezikon 20 vjet burg

SPAK ka nisur hetimin për kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla, disa ditë pasi u publikua një video e tij duke marrë kokainë në banakun e një lokali.

Pamjet ishin shkëputur nga kamerat e sigurisë.

Duke u bazuar në nenin 283 të Kodit Penal, Alla merret në hetim për zotërim substancash narkotike.

Neni 283 i Kodit Penal parashikon:

Prodhimi dhe shitja e narkotikëve
Prodhimi, përzierja, përgatitja, shpërndarja, mbajtja, ofrimi për shitje, shitja, shpërndarja me çdo mënyrë, transportimi i çdo lloj droge narkotike ose substance psikotrope në kundërshtim me dispozitat ligjore, dënohen me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.
Organizimi, drejtimi apo financimi i kësaj veprimtarie, dënohen me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.