RENEA aksione blic ne Vlore dhe Sarande, policia publikon kater arrestimet

Aktualitet
RENEA aksione blic ne Vlore dhe Sarande, policia publikon kater arrestimet

Prej dy ditesh forcat speciale kane zbarkuar ne Vlore dhe ne Sarande me kontrolle dhe shoqerime te shumta. Policia njoftoi se në Vlorë ka arrestuar 4 persona, 3 prej të cilëve ishin shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë L. A., 27 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë. Ky shtetas ka qenë në kërkim për veprën penale “Moskallëzim krimi” dhe në vitin 2017 Gjykata e Shkallës së Parë e ka dënuar me 2 vite burgim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

• R. A., 60 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë. Ky shtetas ishte në kërkim për veprën penale “Moskallëzim krimi” dhe në vitin 2019, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 1 vit burgim.

• A. S., 35 vjeç, banues në fshatin Risili, Vlorë. Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim dhe në vitin 2018 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Sarandë, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin K. B., 34 vjeç, banues në Gjashtë, Sarandë. Ky shtetas u kap në aksin rrugor Gajdar-Krane duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

ME TE LEXUARAT