Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Pekin, Anulohen kremtimet per vitin e ri, njerezit po blejne ilaçe

Përhapja e një virusi të ri në Kinë nuk është një gjë e pazakontë. Me eksperienca të tilla si përhapja e sars në vitin 2003, në Pekin po merren masa, por koronavirus ka prekur festimet për vitin e ri kinez.

Gazetarja e e redaksisë se gjuhës shqipe ne radion e jashtme të Kinës, Zhang Yan e cila mban dhe me emrin shqiptar Zana na tregoi cilat janë këto masa në një lidhje nga Pekini.

“Duhet të mbajnë maska…janë anuluar disa kremtime për vitin e ri kinez..dhe njerëzit po blejnë ilaçe dhe alkool mjekësor sepse virusi është sensitiv ndaj tij”, shprehet Zhang Yan, gazetare, Radio e jashtme e Kinës.

Pas izolimit të qytetit ku u shfaq rasti i parë, në Whan priten ekspertë të organizatës botërore të shëndetit

“Mjekët dhe popullsia janë trajnuar. Janë thirrur ekspertë nga rajoni dhe OBSH për të shkuar në Whan dhe për të gjetur më shumë të dhëna lidhur me shkaqet”, shton më tej.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet