Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Ministria e Arsimit mbyll kolegjin “Saadi” te financuar nga Irani

Ministria e Arsimit ka mbyllur shkollën “Saadi” që ushtronte aktivitet prej disa vitesh në Tiranë.

Siç mësohet, vendimi është marrë ditët e fundit dhe mban firmën e ministres së Arsimit, Besa Shahini.

Ministria e Arsimit shpjegon se ka patur një kërkesë nga shkolla për të mbyllur aktivitetin e saj dhe urdhri i pak ditëve më parë është finalizimi i një procesi që ka nisur në fund të vitit akademik 2018-2019.

Në vendimin për mbylljen e shkollës, ministria i kërkon asaj që t’u kthejë nxënësve pagesat e kryera deri më tani, të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për t’u registruar në shkolla të tjera dhe të dorëzojë regjistrat.

Gjithashtu urdhërohet edhe ngritja e një komisioni prej tre vetash që do të ndjekin procedurat e mbylljes së shkollës. /abcnews

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.