Çfarë deklaroi në polici i akuzuari për vrasjen e Vilson Tafçiut te "Astiri"

Aktualitet
Çfarë deklaroi në polici i akuzuari për vrasjen e Vilson

Policia e Tiranës njoftoi sot vetëdorëzimin e autorit të dyshuar të vrasjes së 28-vjeçarit, Vilson Tafçiu në “Astir” tre ditë më parë, sipas saj Noel Disha, 29 vjeç, ky i fundit nuk ka pranuar akuzat.

Ai mësohet të ketë thënë përpara grupit hetimor se nuk ka lidhje me vrasjen. “S’kam lidhje me vrasjen, nuk e di pse më ngatërroni në këtë histori”, ka thënë Disha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa policia po vazhdon hetimet, një pistë tjetër ku grupi hetimor po punon është edhe ajo e xhelozisë.

Hetimet janë përqendruar në pistën e xhelozisë pasi dyshohet se viktima Vilson Tafçiu ka pasur lidhje dashurore me një grua.

Nuk janë bërë me dije detaje të tjera për deklarimet e Dishës përpara oficerëve të policisë. Noel Disha dyshohet si autori i vrasjes së 28 vjecarit Vilson Tafçiu mbrëmjen e të hënës në zonën e “Astirit” në Tiranë.

Ai qëndroi tre ditë në arrati pas krimit, për t’u vetëdorëzuar vetëm ditën e sotme me ndërmjetësimin e familjarëve të tij, citon express.

ME TE LEXUARAT