Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

‘Anti-shpifja’ ne Komisionin e Venecias, Mehmetaj: Akti i KiE zbulon fytyren e qeverise

Pasi Këshilli Europian kërkoi që paketa ‘Anti-shpifje’ të shkojë për shqyrtim në Komisionin e Venecias, vjen një reagim dhe nga ish-deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj.

Përmes një mesazhi Mehmetaj thekson se ky rast nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, precedent që tashmë vjen nga Shqipëria. Ajo shton se; “Edhe pse ky akt i KiE është i rëndë dhe zbulon fytyrën e kësaj qeverie në arenën ndërkombëtare, në këtë vend skandalet nuk kanë të sosur.”.

REAGIMI I ISH-DEPUTETES
Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që Këshilli i Europës të dërgojë për shqyrtim në Komisionin e Venecias ligje të miratuara nga një vend “demokratik” kundër lirë së medias. Dhe ja, këtë precedent e vendos me Shqipërinë, duke kërkuar shqyrtim nga Komisioni i Venecias për “Paketën Antishpifje”, për të na vërtetuar edhe njëherë që vendi ka rrëshqitur në diktaturë. Edi Rama dhe shpura e tij gënjyen me sa duket publikisht, kur deklaruan se ligjet kundër medias online i kishin rakorduar me OSBE, ndërkohë menjëherë pasi Presidenti i ktheu ligjet në Parlament, reagimet e OSBE dhe BE në mbështetje të rishkrimit të ligjeve ishin të menjëhershme.
E gjithë kjo situatë nuk është e rastësishme, shkatërrimi i trashëgimisë kulturore e më pas cënimi i lirisë së medias janë hapat e fundit që ndërmerr një autokrat për të vendosur kontroll total mbi shtetin.
Edhe pse ky akt i KiE është i rëndë dhe zbulon fytyrën e kësaj qeverie në arenën ndërkombëtare, në këtë vend skandalet nuk kanë të sosur.
Çdo ditë prodhon ngjarje që marrin njëra tjetrën me aq shumë intensitet, sa edhe pse shumë të rënda, i harrojmë në pritje të bëmës së radhës.
Vjedhje, korrupsion, drogë, bomba, vrasje, shkatërrime, mashtrime… Askush nuk kursehet; Kryeministri, ministra, kryetar bashkish… Shqipëria bie në treguesit e saj pothuaj në çdo fushë e qytetarët emigrojnë çdo ditë.
Vendi nuk e meriton gjithë këtë e aq me pak shqiptarët. Koha nuk pret për reflektim, reagimi duhet të jetë i menjëhershëm, ndryshe në pak vite Shqipëria do të jetë boshatisur.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet