Vrau gangsterin shqiptar ne sy te familjes ne Angli, arrestohet autori

Aktualitet
Vrau gangsterin shqiptar ne sy te familjes ne Angli, arrestohet autori

Një suedez është arrestuar në aeroportin e Kopenhagën me dyshimin se ka vrarë Flamur ‘Alex’ Beqirin më 24 dhjetor në sy të familjes

Beqiri, 36 vjeç, ka qenë i lidhur me disa vrasje të bandave në Suedi, dhe dikur ishte një nga burrat më të kërkuar të vendit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Babai i dy fëmijëve u ‘mbush’ me plumba para gruas dhe djalit të tij jashtë shtëpisë së tyre prej 1.5 milion pound në Battersea, Londër.

22 vjeçari, nga Malmo, Suedi, u arrestua nga policia daneze ndërsa u kthye nga një udhëtim në Tajlandë, siç raportohet nga gazeta suedeze Kvallsposten.

Një zëdhënës i Policisë Metropolitane tha: ‘Një burrë 22-vjeçar u arrestua në Aeroportin e Kopenhagën, Danimarkë, më 20 janar me një Urdhër Arrestimi Evropian me dyshimin për vrasjen e Flamur Beqirit.

“Ai mbetet në paraburgim në Danimarkë në pritje të procedurave të ekstradimit përsëri në Mbretërinë e Bashkuar.”

Në vitin 2008 Flamuri u emërua si një nga burrat më të kërkuar të Suedisë pasi detektivët thanë se ai ishte pjesë e një unaze ndërkombëtare të kontrabandës së drogës që transferoi 2 milion £ kanabis në Skandinavi, akuza që u rrëzuan më vonë, citon top channel.

ME TE LEXUARAT