Koronavirusi/ MSH: 17 rastet e testua rezultuan negative, qytetarët e ardhur nga Italia, të vetë izolohen

Politikë
Koronavirusi/ MSH: 17 rastet e testua rezultuan negative, qytetarët e

Drejtuesja e Shërbimit të Inteligjencës Epidemiologjike, pjesë e Task-Forcës, Eugena Tomini në një deklaratë për shtyp tha se në kuadër të masave të marra për koronavirusin, janë vlerësuar 3500 raste të personave që kanë pasur histori udhëtimi në vendet e prekura nga ky virus.

Ndërkohë, 17 rastet e testuara, ku dyshoheshin për koronavirus, kanë rezultuar negativisht.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas saj në Rinas, apo dhe në pikat e tjera hyrëse e dalëse te terrorit shqiptar, pasagjerët që hyjnë në Shqipëri po i nënshtrohen matjes së temperaturës.

Po ashtu, në emër të Ministrisë së Shëndetësisë, Tomini iu bëri thirrje qytetarëve që kanë hyrë në vendin tonë, por që nuk kanë shenja të këtij virusi, të vetëkarantinohen për një periudhë të caktuar, ndërsa ata që shfaqin simptoma dyshuese, të telefonojnë pranë numrit 127.

ME TE LEXUARAT