Ende ka shpresë/ Shërohet një grua, e para e infektuar në Itali

Bota
Ende ka shpresë/ Shërohet një grua, e para e infektuar në

Lajmi i mirë vjen nga Italia. Këshilltari Rajonal për Shëndetin në Rajonin e Lazios, Alessio D’Amato, ka njoftuar se shtetasja kineze e shtruar në spitalin ‘Spallanzani’ në Romë që prej fundit të muajit janar, është shëruar.

“Gruaja kineze ishte identifikuar bashkë me burrin e saj të infektuar nga koronavirusi, por tani gjendja e saj është e shkëlqyer. Në gjendje shumë të mirë është edhe burri i saj”, – u shpreh D’Amato.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Presidenti i Lombardisë, Attilio Fontana, konfirmoi sot infeksionin e një vajze katër vjeçare nga Castiglione d’Adda, një komunë e vendosur në zonën e kuqe.

Këshilltari për Mirëqenie Giulio Gallera tha se ka patur katër fëmijë pozitivë ndaj testeve të koronavirusit në Lombardi: dy 10 vjeç, një 15 vjeç dhe një 4 vjeç, gjendja shëndetësore e të cilëve paraqitet e mirë dhe stabile

ME TE LEXUARAT