Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Vrasja me snajper e Reçit raportohet te Keshilli i Europes si kercenim…

Vrasja e Kastriot Reçit më 7 janar të këtij viti në qytetin e vogël të Rrëshenit është raportuar në Këshillin e Europës si kërcënim ndaj lirisë së medias. Sipas Exit.raportimin e ka bërë Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias.

 

Reçi, pronar i Media Plus TV në Rrëshen u ekzekutua me një snajper jashtë pronës së tij, në mes të ditës. Në raportin e depozituar në KiE thtoë se po atë ditë policia doli me një deklaratë, ku njoftohet vdekja e tij në rrethana të paqarta.

Por aty nuk përmendet që ai është pronar i një mediaje lokale.

Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias thotë se nisur nga klima aktuale e lirisë së medias në vend, ky fakt nuk duhej injoruar. Ata bëjnë thirrje për një hetim të plotë, të shpejtë dhe të pavaarur të ngjarjes, duke i vendosur autorët përpara përgjegjësisë.

Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik në Shqipëri.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet