Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Rudina shijon romancen me Frrokun, ish-i i saj habit me foton

Moderatorja Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku, jo vetëm që konfirmuan lidhjen e tyre të përfolur prej kohësh, por vijojnë ta ndajnë dashurinë e tyre edhe në publik.

Çifti ndodhet aktualisht në Milano, ku po shijon disa ditë të bukura pushimi larg Shqipërisë. Këtë e ka treguar vetë Rudina, e cila ka publikuar një foto të ëmbël në Instagram, nga sheshi i famshëm!

Frroku e ka kapur për krahu partneren e tij dhe të dy kanë buzëqeshur para kamerave.

Por ndërkohë që Rudina po shijon arratisjen romantike në Itali, ish-bashkëshorti i saj Aleksandër Varfaj ka bërë një postim disi të çuditshëm në Instastory.

Një pistoletë, plumba dhe alkool, shfaqen në foton e publikuar, pa asnjë fjalë tjetër që mund të sqarojë përshkrimin.

Më pas Instastory-n e tij e ka pushtuar vajza e vogël, e cila me sa duket po qëndron me të atin këto ditë që mami Rudina nuk ndodhet në Shqipëri.

Aktorja konfirmoi pak javë më parë lidhjen me Frrokun me një postim ekskluziv në Instagram:

“E di që e donit të gjithë, por po e mbaj përvete ekskluziven. Për të gjithë ju dashamirës dhe jo, e dua si partner në jetë dhe në biznes. Vit të mbarë, me shumë dashuri Mark dhe Rudi”, shkruante Rudina në fotot ku çifti shfaqej shumë i dashuruar.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.