Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Reforma Zgjedhore/ Zbardhen emrat e eksperteve te Opozites

Zbardhen emrat e ekspertëve të opozitës të cilët do të jenë pjesë e Këshillit Politik për hartimin e Reformës Zgjedhore.

Ata do të hartojnë draftin përfundimtar të Reformës Zgjedhore në koherencë me dokumentin që është firmosur nga të gjitha palët politike në mbledhjen e parë të Tryezës së Përbashkët për ‘Zgjedhoren’.

Ekspertët e opozitës per reformën zgjedhore:

Ivi Kaso, PD
Muharrem Caka, LSI
Shkelqim Sulo, PDIU
Arjan Madhi, PR

Dy ditë më parë, dy bashkëkryetarët e Komisionit Parlamentar për Reformen Zgjedhore Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari ju drejtuan me letër zyrtare ODIHR-it,ku i kërkonin dërgimin e një eksperti që do të punojë së bashku me ekspertet vendas ne hartimin e drafteve perfundimtare në kuadër të Reformës Zgjedhore.

Komisioni së bashku me ekspertët nga opozita jashtëparlamentare dhe ekspertët e Komisionit të fillojnë menjëherë dhe pa humbur kohë punën në zbatim të marrëveshjes së arritur pak ditë më parë.

Sipas kësaj marrëveshjeje, reforma zgjedhore duhet të përmbyllet jo më vonë se data 15 mars e këtij viti.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.