Kapen hajdutet e vilave ne Milano, mes tyre edhe nje grua

Aktualitet
Kapen hajdutet e vilave ne Milano, mes tyre edhe nje grua

Dy shqiptarë nga 25 vjeç dhe një grua rumune 26 vjeçare u arrestuan mbrëmë nga karabinierët, pasi dyshohet se janë përfshirë në vjedhje e grabitje në komunat Magenta, Corbetta dhe Robeço.

Sipas raportimeve, të tre kishin provuar të hynin në shtëpinë e një gruaje të moshuar në Magenta, por janë pikasur nga policia. Pas ndjekjes, të tre janë arrestuar nga forcat karabiniere.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një kontroll i mëvonshëm i automjetit dhe shtëpisë së tyre bëri të mundur sekuestrimin e mjeteve të shumta të vjedhjeve, një armë lodër pa kapak të kuq, së bashku me tetë orë, disa bizhuteri ari dhe 350 euro para të vjedhura. Të tre do të gjykohen direkt.

ME TE LEXUARAT