Lajmi Fundit
Lajmi Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Ja kush eshte 19 vjeçari qe goditi me kaçavide krushkun

Vetëm pak minuta para se të ndodhte ngjarja e rëndë në zonën e Astirit ku mbeti i vrarë shtetasi, Vilson Tafçiu Noka, jo shumë larg vendit të ngjarjes, u prodhua një tjetër ngjarje kriminale.

Adriano Hamiti, 19 vjeç, ky që shikoni në foton e mëposhtme, goditi me kaçavidë pas një konflikti të çastit, 37 vjeçarin, Ilir Ziu.

Ngjarja ndodhi në bllokun e pallateve pranë mbikalimit të Kamzës.

Arrestimi i 19 vjeçarit u bë vetëm disa orë pas kryerjes së krimit nga efektivët e Komisariatit nr. 3

Burimet thanë se i dyshuari, Adriano Hamiti, 19 vjeç, ka pranuar krimin, duke pohuar se i dëmtuari, me të cilin kishte lidhje krushqie, e ofendonte herë pas here dhe për këtë arsye e ka goditur pas një debati të momentit.

Nga ana tjetër, i plagosuri, Ilir Ziu, 37 vjeç, i cili ka qenë i dënuar më parë për plagosje, mësohet se e ka kaluar rrezikun për jetën dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës.

“Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 19 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas, te shinat e trenit, rreth orës 20:05 të mbrëmjes së datës 20.01.2020, për motive të dobëta ka goditur disa herë me një mjet shpues e prerës shtetasin I. Z., 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe pas rreth dy orë kërkimesh dhe kontrollesh në zonë, bënë të mundur gjetjen, kapjen dhe arrestimin e 19-vjeçarit. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprën ‘Plagosje e rëndë me dashje’”, tha dje zyrtarisht Policia e Tiranës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.