Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

EMRI/ Arrestohet futbollisti, u kap duke vendosur skedina

Një futbollist 24 vjeçar është arrestuar nga Policia në akuzën e vendosjes së basteve sportive, ndërkohë që vendosja e basteve është e ndaluar me ligj në Shqipëri.

Futbollisti i ndaluar është Holtian Xhangoli, i cili është i regjistruar në sektorin e garave në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Futbollisti e kishte kthyer lokalin e tij në fshatin Barç të Korçë, në pikë bastesh.

Holtian Xhangolli akuzohet për veprat penale të “Organizim i lotarive të pa lejuara”,”Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” si dhe “Fshehja e të ardhurave”.

 

Sipas një raporti të policisë, në 14 janar 2020 gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin që është në përdorim nga Holtian Xhangoli u konstatua se në këto ambiente organizoheshin lojëra fati të paligjshme, si dhe nuk ishte i regjistruar si biznes në organet kompetente.

Policia sekuestroi celularin e të riut në të cilën u gjend në njërën prej faqeve, një link që i përket një faqeje sportive. Në rubrikat e saj shihen biletat e luajtura, bilancet, shumat e luajtura.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.