Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Bardhi: SPAK te ndjeke penalisht Lefter Allen per moskallzim krimi ndaj…

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar për videon me kokainë që po qarkullon në media për Lefter Allën, kryebashkiakun e Bulqizës dhe thotë që ai duhet të ndiqet penalisht nga SPAK.

Bardhi shton se Lefter Alla të hetohet për moskallëzim krimi për grupin e strukturuar kriminal që i siguroi drogën dhe njëkohësisht që shpërndajnë kokainën në zonën e Bulqizës.

STATUSI I GAZMENT BARDHIT

SPAK ka një mundësi reale të zbulojë dhe vendosë përpara përgjegjësisë një grup të stukturuar kriminal që merret me shpërndarjen dhe trafikimin e kokainës në zonën e Bulqizës. Edi Rama i Bulqizës duhet të ndiqet penalisht për moskallëzim krimi ndaj atyre që i kanë siguruar kokainën. SPAK duhet të veprojë pa asnjë vonesë!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet