Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

U kap me dy ton kokainë, arrestohet boksieri shqiptar

Boksier kosovar David Cufaj, 27 vjeç, u arrestua në 18 janar në qytetin peruan të Kaljos, bashkë me katër të dyshuar të tjerë. Ai ishte dënuar dy javë më parë me 17 vjet burg pasi kishte tentuar të trafikonte dy ton kokainë.

Cufaj është identifikuar nga policia si një financues, koordinator dhe mbikëqyrës i një dërgesë që përmbante dy tonë kokainë, destinacioni i fundit i së cilës ishte Evropa.

Në shoqërinë e tij ishin Marko Antonio Ljamas Mariskal dhe Aldo Ivan Roman Diaz, si dhe vëllezërit Paolino.

Droga, e tregtuar nga Cufaj, një kampion boksi, u raportua nga mediat peruane në 11 janar 2017. Vlera e dërgesës u vlerësua në 174 milion dollarë. Droga ishte e paketuar në asparag të konservuar për t’u dërguar në Belgjikë.

Lidhja e Cufajt me shpërndarjen e organizuar të narkotikëve është e provuar. Ai gjithashtu ka pasur kontakte me shtetasin e Bosnjes, Smail Sikal, i cili u kap me një ton e gjysmë lëndë narkotike.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.