Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Ky është 28-vjecari që u vra në Astir, zbardhen dëshmitë e miqve, ishte me dy femra

Vilson Tafçiu (Noka) 28-vjeç është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në një lokal në zonën e Astirit në Tiranë.

Viktima ka qenë i shoqëruar me vajza në një lokal në rrugën Teodor Keko, kur është thirrur në emër për të dalë jashtë dhe është qëlluar për vdekje me tre plumba në gjoks nga një person.

Autori dyshohet se është larguar nga vendngjarja me një makinë të zezë që është fiksuar nga kamerat e sigurisë. Mësohet se viktima i cili njihej edhe me mbiemrin Noka ishte arrestuar në Francë për trafik droge në mars të vitit 2018, ku kishte qëndruar në paraburgim për 8 muaj dhe më pas ishte deportuar drejt vendit tonë në nëntor të vitit të kaluar.

Tafçiu qëndronte në Dibër bashkë me familjen ndërsa mësohet se kishte ardhur në Tiranë për të varrosur gjyshen. Policia njofton se janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna për grumbullimin e çdo prove që mund të çojë në identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Policia ka marrë në pyetje personat që ndodheshin në tavolinë me Vilson Tafçiun, 28-vjeçarin që u vra sot me armë zjarri në zonën e Astirit në kryeqytet. Ata kanë deklaruar se një person i gjatë e ka thirrur viktimën dhe e ka qëlluar me armë jashtë lokalit. Noka ka marrë tre plumba në pjesën e gjoksit çka i kanë shkaktuar atij vdekjen.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet